Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani i zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme kryesore të mjekësisë familjare apo hapësirat adekuate, që janë përcaktuar si më të përshtatshme për vijim të vaksinimit.
“Sa i përket komunës së Prishtinës, siç është njoftuar edhe ditëve të kaluara, nga sot ekipet e vaksinimit që kanë vaksinuar në sallën “1 Tetori” do të vaksinojnë qytetarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria në Prishtinë (ish-Emshir)”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinë në këtë qendër, “1 Tetori” thuhet se do t’i kthehet veprimtarisë primare.
“Prandaj, luten qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria. Në komunat e tjera, lokacionet e vaksinimit i gjeni të bashkëngjitura në linkun në vijim, ku lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja”, thuhet tutje.
https://msh.rks-gov.net/sq/lokacionet-e-qendrave-te-vaksinimit/
-
Nga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës
-
14 QMF-ja në Prishtinë furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal
-
Nga sot vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë
-
Nga nesër vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë
-
Nga nesër, vaksinimi anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë