Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime për qytetarët se si të ruhen ndaj temperaturave të larta.
MSH-ja bëri thirrje për të pirë më shumë ujë gjatë gjithë ditës, të shmanget dielli në periudhën 10:00-16:00 dhe të përdorët krem mbrojtës.
Ministria ftoi edhe për pauza të rregullta nëse punoni jashtë.
“Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Temperaturat e larta, MSH-ja del me vendim
-
MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë temperaturave të larta
-
IKSHPK-ja del me rekomandime për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta
-
IKSHPK-ja e MSh-ja me thirrje për kujdes shkaku i temperaturave të larta
-
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta