Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë qëndrimit në Ferizaj, të enjten nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse është në krah të komunë për ta bërë një park të gjelbër parking veturash. Por ka thënë se ankesën për këtë gjë do ta trajtojnë, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk dimë saktë a është vendimi i drejtë apo jo i Komunës, ende nuk e kemi pasur temë diskutimi me kryetarin Aliu. Por në nëse ankimohet ky vendim ai do të shkojë në zyrën ligjore të MAPL-së, e cila pastaj e sjell në MMPH dhe departamentet tona, dhe zyra ligjore e jep përgjigjen profesionale, ndërkaq unë jam i thirrur që t’i mbështes vendimet e profesionistëve”, ka thënë Matoshi.
Ai ka shpjeguar se po bën politika zhvillimore të Ministrisë për t’iu dhënë zhvillim projekteve të caktuara, siç janë impianti për ujëra të zeza, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe politika të tjera për vendin.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
120 mijë euro ndahet për shesh e park në Shtime
-
MMPH-ja ndan 400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc
-
Vendimi për heqjen e pezullimit të licencimit për ndërtimin e hidrocentraleve zgjon reagime
-
Ndërtimi i parkingut në vend të parkut në Ferizaj kundërshtohet nga ambientalistët, shoqëria civile e opozita
-
Matoshi thotë se investimet në Ferizaj kalojnë shumën e një milion eurove