Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për realizimin e projektit, “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj”, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga MMPH.
Matoshi ka deklaruar që MMPH-ja në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës në rritjen e përformances dhe arritjen e synimeve të tyre.
“Me këtë projekt ne do të arrijmë që të kemi një kujdes më të madh për dëshmoret e rënë në luftën tonë për liri”, ka vlerësuar Matoshi.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar se ky projekt është mjaft i rëndësishëm marrë parasysh historinë që përfaqëson, kontributin dhe sakrificën e dhëne nga ushtarët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.
-
Ferizaj ndan 400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial në Jezerc
-
Kundërshtohen memorandumet e nënshkruara nga ministri në largim i Mjedisit me disa komuna
-
Matoshi thotë se investimet në Ferizaj kalojnë shumën e një milion eurove
-
Përurohet pika e UÇK-së së Jezercit në Parkun Memorial të UÇK-së në Ferizaj
-
Ministria e Mjedisit shqyrton ankesën për shndërrimin e parkut në parking