Deponia e Mirashit në komunën e Obiliqit së shpejti do të mbyllet. Kështu ka bërë të ditur ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Pas një dekadë e gjysmë të keqmenaxhimit të deponisë më të madhe të plehrave, ‘Deponia e Mirashit’, e cila ndodhet në komunën e Obiliqit, për vite të tëra ka grumbulluar tonelata mbeturinash nga shtatë komuna të Rajonit të Prishtinës. Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas vizitës së zhvilluar në Mirash, shprehu bindjen se kjo deponi do të mbyllet” është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.
Pas vizitave monitoruese të realizuara në terren nga inspektorati mjedisor i MMPHI-së, si dhe nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfË), është vlerësuar së gjendja mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë, dhe jep imazhin e një deponie jashtë çdo standardi të duhur të menaxhimit të mbeturinave.
“Kemi nevojë për krijimin e deponive të reja duke u bazuar ne menaxhim të mirëfilltë të integruar të mbeturinave, si dhe fuqizimin e mëtejmë të inspektoratit mjedisor. Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj këtyre projekteve do të jetë e një niveli të tillë” ka thënë Aliu mes tjerash gjatë vizitës së kësaj deponie.
-
Ministri Aliu paralajmëron mbylljen e deponisë së mbeturinave në Mirash
-
S’përjashtohet mundësia që në deponinë e Mirashit të ndodhë katastrofa ekologjike
-
MMPHI-ja thotë se po punohet në menaxhimin e deponive
-
Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë