Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës thanë se zyrtarë të Komunës së Prishtinës mund të kenë kryer vepër penale, pasi kanë hequr shiritat që tregojnë ndalimin e punimeve në projektin që njihet si “Ishulli Urban”. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Bislim Bislimi, punimet nuk mund të zhvillohen pa leje paraprake, meqë ato kryhen brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës.
Ministria e Kulturës ka akuzuar Komunën e Prishtinës për zhvillim të punimeve të paautorizuara në hapësirën e mbrojtur të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, duke theksuar se projekti “Ishulli Urban” është realizuar pa pëlqimet e nevojshme nga institucionet e trashëgimisë kulturore.
Në një konferencë për media, sekretari i kësaj Ministrie, Bislim Bislimi, tha se nuk ka pasur ndalim të ri të punimeve javën e kaluar, por vetëm kontroll të zbatimit të një vendimi ekzistues të vitit 2024, kur Inspektorati për Trashëgimi Kulturore kishte ndërprerë punimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Inspektorati për Trashëgimi Kulturore, në nëntor të vitit 2024, ka ndaluar zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore nga Komuna e Prishtinës. Këto aktivitete ishin pa leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore në hapësirat përkatëse të aseteve në mbrojtje ligjore. Aktiviteti ndërtimor ka të bëjë me projektin e Komunës së Prishtinës ‘Ishulli Urban’, i cili pjesërisht shtrihet në hapësirën e mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe prek ndërtesën në mbrojtje ligjore”, ka thënë Bislimi.
Dy ditë më parë, KOHA raportoi se gati dy vjet pasi Komunës së Prishtinës i janë ndaluar punimet për atë që si projekt është “Ishulli urban”, që lidh “Arbërinë” me Pallatin e Rinisë dhe Sportit, çështja është kontekstualizuar sërish. Ani pse ka tentuar të pajiset me leje, por i është refuzuar – pasi hapësira është brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës dhe parcelat që preken nga projekti, vetë Komuna i ka ndarë për Teatrin e Operës dhe Baletit që në vitin 2022 – aty është tentuar të punohet sërish, është reprizuar ndalja e punimeve, janë rikthyer shiritat, e kryetarin Përparim Rama e enjtja e ka gjetur në vendpunishte me akuzat e njëjta se Qeveria po e bllokon.
Sekretari Bislimi akuzoi komunën se ka lëshuar leje ndërtimore në parcela ku tashmë ekzistojnë të drejta të tjera shfrytëzimi.
“Është me rëndësi të theksohet se Kuvendi Komunal i Prishtinës, më datë 29 prill 2022, ka lëshuar vendim me të cilin caktohet lokacioni për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në po të njëjtat parcela, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimore të kundërligjshme dy vjet më vonë. Ka lëshuar leje ndërtimore në një pronë e cila tashmë ka të drejta të shfrytëzimit, domethënë ka lëshuar leje ndërtimore mbi ndërtime të huaja”, shtoi ai.
Bislimi tha se institucionet kanë konstatuar edhe largimin e shiritave zyrtarë të ndalimit të punimeve në projektin e Komunës së Prishtinës dhe paralajmëroi se veprimet e ndërmarra mund të përbëjnë vepra penale.
LEXO EDHE: