Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Inovacionit punësoi dy herë asamblisten e PDK-së në Skenderaj

Përveç sekretarit të Ministrisë, drejtorëve, dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Skenderaj, ka shtuar numrin e anëtarëve të saj në Ministrinë e Inovacionit.

E fundit që ka gjetur punë aty, është asamblistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Fitore Mangjolli.

Ajo është punësuar në pozitën Asistente Administrative. E kontaktuar nga KTV-ja, Mangjolli tha të mos ketë pasur ndikim fakti që është pjesë e PDK-së.

Mangjolli tha se ende nuk e ka filluar punën në pozitën ku është pranuar më 16 të këtij muaji, dhe planifikon të largohet nga posti i asamblistes.

Megjithatë, Mangjolli edhe më herët kishte punuar në këtë ministri, dhe kjo dëshmohet edhe në deklarimin e pasurisë. Ajo përveç pagës së asamblistes, kishte deklaruar edhe një pagë nga Ministria e Inovacionit, për pozitën asistente profesionale.

Rezultatet e konkursit për këtë pozitë, si marrëveshje për shërbime të veçanta, ishin publikuar më 29 janar të këtij viti.

Edhe Njeriu i Lushtakut, Hajriz Koca, nga këshilltar politik në Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit Arbëri Njeriu i Lushtakut, Hajriz Koca, nga këshilltar politik në Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit

Siç ka raportuar televizioni, në këtë ministri janë edhe një sërë zyrtarësh nga Partia Demokratike, duke filluar me sekretarin Hajriz Koca, e Lulzim Kadriun, drejtor i departamentit ligjor në këtë ministri.

Përderisa Agjencia Kundër Korrupsion, e ka gjetur në konflikt interesi Kocën dhe ka kërkuar largimin e tij, Kadriu rezultoi se ishte i dënuar për korrupsion për kohën së shërbente në Komunën e Skënderajt.