Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme dhe po pastrohen aty ku ka pasur të reshura bore.
Abrashi ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur gjatë 24 orëve.
“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura”, ka shkruar Abrashi.
Të reshurat e borës tashmë kanë rënë në disa zona malore.
Artikuj të ngjashëm
-
Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
-
Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
-
MI: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Reshjet e borës - Ministria njofton për gjendjen e rrugëve