Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.
Sipas njoftimit, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat dhe me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës.
“Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
-
Moti sot
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda