Ministria e Drejtësisë kërkon të mos ketë keqinformim nga mediat dhe reagon ndaj artikullit të botuar në disa portale, me titull: “Ministria e Drejtësisë flet për vdekjen e Naser Makollit”, të publikuar më 4.4.2017, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë thuhet:
Shërbimi Korrektues i Kosovës pas konsultimit me prokurorin e çështjes dhe njoftimit të familjarëve të të ndjerit N.M., ka lëshuar një kumtesë rreth rastit, më 3.4.2017, në ora 18:20, me titull: Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe një sqarim të dytë, rreth orës 23, me titull: Sqarim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Korrektues i Kosovës është Agjenci e pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjës për burgjet e Kosovës. Brenda burgjeve funksionon Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që ka kompetencë ekskluzive dhe të vetme për trajtimin mjekësor të të burgosurve, dhe që i përgjigjet vetëm Ministrisë së Shëndetësisë.
Për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, N.M. i paraburgosur për veprën “vrasje e rëndë në ndihmë”, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që i përgjigjet Ministrisë së Shëndetësisë, ka kompetenca të plota dhe disponon gjithë dokumentacionin shëndetësor.
Dokumentacioni që ka disponuar Shërbimi Korrektues i Kosovës për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, iu kanë dhënë prokurorit të rastit.
-
Shërbimi Korrektues konfirmon vdekjen e Naser Makollit, thotë të mos ketë qenë mirë me shëndet
-
Avokati i Popullit i shqetësuar për qasjen e të burgosurve në shëndetësi
-
Inspektorati i MD-së s’ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin e Naser Makollit në Lipjan
-
Insituti i Mjekësisë Ligjore: Vdekja e Makollit, jo e dhunshme
-
Zyra e Avokatit të Popullit do të dalë me raport mbi rastin Makolli