Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të investojë në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.
Sipas njoftimit, për realizimin e këtij projekti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Malishevës, për të mundësuar kështu ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë të kësaj komune.
Me këtë rast, ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic, ka treguar se deri më tash kjo ministri ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime ajo tha se do të vazhdojnë t’i bëjnë në vazhdimësi edhe në vitet e ardhshme.
“Përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen”, ka thënë Zivic.
Në anën tjetër, Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, ka vlerësuar këtë projekt, duke thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.
-
Premtohet mbështetje për fermerët e Malishevës
-
Ministria e Bujqësisë planifikon t'i rrisë investimet në sisteme të ujitjes
-
Thatësia e gjatë vështirëson furnizimin me ujë në fshatrat e Malishevës
-
600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë
-
Ministria e Bujqësisë me plan që parasheh përfshirjen e të gjitha tokave bujqësore në sistemin e ujitjes