Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thatësia e gjatë vështirëson furnizimin me ujë në fshatrat e Malishevës

Thatësia e gjatë ka bërë që të bjerë niveli i ujit në ujësjellësit dhe në puset private në territorin e Malishevës dhe të shtohen kërkesat për furnizim me ujë të pijshëm në këtë komunë.

Deli Krasniqi nga fshati Drenoc thotë se uji nga ujësjellësi lëshohet rrallë, ndërsa pusi i tij i hapur para rreth 15 vjetësh pothuajse është shterur.

Ai ka bërë një kërkesë në njësinë e Hidroregjonit Jugor në Malishevë për furnizim me një cisternë me ujë, por përgjigja që ka marrë aty ka qenë se duhet paguar borxhin ndaj kompanisë para se të furnizohet me ujë. Krasniqi thotë se ka borxh rreth 90 euro, por e ka problem t'i paguajë pasi është i papunë.

Për rrjedhojë familja e tij 8 anëtarëshe duhet të shfrytëzojë pikat e fundit të ujit të pusit që mblidhen gjatë natës ose në raste më ekstreme të kërkojë ujë tek fqinjët.

Edhe Demush Krasniqi po nga ky fshat, thotë se e tërë lagjja e Lacajve ku jeton ai ka problem me furnizim me ujë pije. Në këtë lagje sipas tij ishte paraparë të furnizohej nga Ujsjellësi i Senikut por nuk është arritur kjo.

Edhe Përmbytjet lënë disa komuna pa ujë të pijshëm, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë LAJMET E MBRËMJES Përmbytjet lënë disa komuna pa ujë të pijshëm, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë

Smajl Hoti nga Carralluka po ashtu ka probleme furnizimi me ujë pije pasi uji i ujësjellësit fare rrallë arrin në familjen e tij.

Ai posedon një bazen si rezervuar të cilin e mbushë kur ka ujë nga ujësjellësi për të pasur ujë në ditët që ujët e ujësjellësit mungon, por kur mungesa e ujit nga ujësjellësi është e gjatë, bllokohet.

Zgjidhje e vetme në këto raste ai thotë se është kërkesa për furnizim me ujë pije nga njësia e Hidroregjionit në Malishevë, të cilin thotë se e merr pa pagesë.

Njazi Bytyçi, drejtor i Njësisë së Hidroregjionit Jugor, në Malishevë, i ka pohuar problemet me ujë pije, veçanërisht në fshatrat Drenoc dhe Carrallukë.

"Është në pyetje thatësia e gjatë, rënia e nivelit të ujit, por edhe konfiguracioni i fshatrave Drenoc dhe Carrallukë ku problemet i kemi më të mëdha", ka thënë për KOHA, drejtori Bytyçi duke bërë me dije se çdo ditë ka kërkesa për furnizim me ujë pije, të cilat kërkesa pohon se realizohen pa pagesë me kusht që kërkuesit të paguajnë borxhin që kanë ndaj ujësjellësit.

problem në furnizim me ujë pije pikërisht për Drenocin sipas tij ka shkaktuar dështimi i sasisië së ujit që ishte paraparë nga Ujësjellësi i Senikut ku ishin paraparë 28 litra ujë në sekondë ndërkohë që realizimi është vetëm 2 litra ujë në sekondë.

Drejtori Bytyçi thotë se me një përgjigje më të mirë të qytetarëve në inkasim edhe furnizimi do të përmirësohej.

Sipas tij borxhi aktual i konsumatorëve të njësisë që e drejton është 970.141.48 euro.

Edhe Fshati pa ujë Arbëri Fshati pa ujë

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka thënë se komuna nuk ka ndonjë marrëveshje me Hidroregjionin për furnizimin e banorëve me ujë pije.

Sipas të dhënave të njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, 61.5 për qind e banorëve të kësaj komune posedojnë ujësjellës të menagjuar, 7.50 për qind e banorëve posedojnë ujësjellës por pa menaxhim nga Hidroregjioni, 20.15 përqind e banorëve janë në investime për ujësjellës dhe 11.30 për qind e banorëve, në 9 fshatra janë pa ujësjellës.