Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.
Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Bujqësisë Armend Muja, ai i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Kurti është pyetur nga mediat në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe. “Duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.
Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhur fundi”.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithëpërfshirës”, u shpreh Kurti./KSP