Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Bujqësisë deshi të lë jashtë grupeve punuese qumështarët

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural i ka lënë jashtë grupeve punuese shoqatat e qumështarëve.

Për këtë arsye, përfaqësues të shoqatave dhe fermerët kanë protestuar para dyerve të ministrisë, raporton KTV.

Pas insistimit të tyre, janë pranuar në takimin e këtij grupi punues të ministrisë.

Pas takimit, Ramadan Memaj tha se tash e 5 vjet ka qenë pjesë e këtij grupi, mirëpo kësaj radhe nuk iu dha arsyeja pse është përjashtuar.

“Ne u dakorduam që t’i dërgojmë emrat e përfaqësuesve të shoqatave ne këto grupe punuese dhe është mbetur që nesër gjatë ditës t’i dorëzojmë këta emra që do të na përfaqësojnë”.

Prodhuesit e qumështit, thonë se kanë identifikuar disa probleme të cilat vazhdojnë t’i pengojnë në zhvillimin e këtij sektori dhe duke pasur përfaqësuesit e tyre në grup synojnë t’i zgjidhin problemet.

Edhe Qumështarët, pjesë e grupeve punuese në Ministrinë e Bujqësisë Arbëri Qumështarët, pjesë e grupeve punuese në Ministrinë e Bujqësisë

“Kontributi jon është që fermerët të flasin për vetën e jo dikush tjetër, thirren disa ekspert që nuk i takojnë sektorit. Ne jemi të shqetësuar me ata njerëz që marin pjesë në këto grupe punuese e nuk janë fermer e ne insistuam që aty të jenë fermerët vetë”, Besnik Kuqi nga Shoqata e Fermerëve të Kosovarë të Qumështit.

Drejtoreshë e autoritetit menaxhues në ministrinë e bujqësisë, Shqipe Dema, tha se kjo ngatërrese ndodhi pasi ministria nuk ka qenë në dijeni të ekzistencës së dy shoqatave në fjalë. Mirëpo, kërkesa e tyre për përfaqësim në grupin punues është aprovuar dhe tash e tutje do të ftohen në takime.