Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Veliu e konsideron sfidë të vazhdueshme Reformën në Administratë Publike

Në Këshillin e Ministrave për Reformën e Administratës Publike, i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Agim Veliu, u tha se reforma e administratës vazhdon të mbetet ndër prioritet kryesore të qeverisë.

Ministri Veliu tha se është evidente që ka pasur progres në reformat e administratës publike, por megjithatë ende mbetet sfidë.

“Përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike është arritur të ketë përmirësime në administratë dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarë”, tha Veliu.

Ai ka folur edhe për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike.

Veliu ka thënë po ashtu se për integrim evriopian duhet angazhim dhe bashkëveprim i mirë i të gjithëve.

“Me qëllim të përmbushjes së planeve nacionale të qeverisë së Kosovës dhe të dokumenteve të tjera strategjike për procesin e reformës së administratës publike dhe integrimit evropian nga ne kërkohet një angazhim dhe bashkëveprim i mirë dhe koordinuar i të gjithëve në mënyrë që në takimin e radhë të grupit të veçantë për reformën në administratën publike që do të mbahet më 13 tetor, të kemi një vizion dhe një pasqyrë të rezultateve dhe sfidave në këtë proces”, tha ai.

Edhe Kurti thotë se cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE Arbëri Kurti thotë se cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Korniza strategjike në reformën në administratës publike është fokusuar në tri fusha, si zhvillimi dhe koordinimi i politikave të legjislacionit, që përgjegjëse është Zyra e kryeministrit. Ndërsa, për shërbimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, llogaridhënia dhe ofrimi i shërbimeve, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Administratës Publike përkatësisht të MPB-së tani.

Ndërkaq, pas fjalimit të ministrit Veliu, mbledhja e Këshillit ka vazhduar pa praninë e mediave./KSP