Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti thotë se cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të mërkurën ka bërë hapjen e konferencës “KosovaPar2023”, në të cilën janë duke marrë pjesë pjesëmarrës nga 20 shtete të botës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë dy ditëve në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet për reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo konferencë e rëndësishme dhe do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.

Sipas tij, reformat në administratën publike sjell përmirësim të jetës së qytetarëve, ofron transparencë, llogaridhënie si dhe mundëson integrimin evropian e euro-atlantik.

Ai shtoi se me miratimin e Ligjit për paga është krijuar barazi, sipas tij, me këtë ligj vendi ka kaluar nga një gjendje kaotike ku pagat rregulloheshin nga 58 akte, në rregullimin e tyre me vetëm një ligj gjithëpërfshirës.

“Administrata publike dhe shteti republikan ja japin kuptimin njëri-tjetrit. Ajo është prioritet i qeverisë tonë. Një administrata është çelësi i të gjitha reformave tjera. Administrata Publikë është reforma që mundëson reforma të tjera. Ajo sjell përmasimin e jetës së qytetarëve tanë dhe integrimin evropian e euroatlantik. Qeveria është duke punuar me ekspert ndërkombëtarë. Është bërë shumë punë e madhe në ligjin për zyrtarët publikë dhe ligjin për pagën e zyrtarëve publik. Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin pagat 58 akte, në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuese të ndryshme në vetëm 15 shtesa mirë të definuara e me kritere e procedura të qarta. 56 për qind e qytetarëve i besojnë Qeverisë”, tha Kurti.

Image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për administratë publike është duke punuar fortë. Ai tha se kanë vendosur që Institutin Kosovarë për Administrata Publike ta transferojnë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës, e cila sipas tij, do të mbështesë institucionet ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore, raporton EO.

Edhe Kurti: Reforma në administratë publike parakusht për anëtarësim në BE Arbëri Kurti: Reforma në administratë publike parakusht për anëtarësim në BE

“Ne duam një administrata që respekton qytetarin dhe jep kontribut për të drejtat. Kemi filluar procesin për një administrata profesionale dhe të depolitizuar që funksionon mbi parimet e efikasitetit e llogaridhënies. Jemi të vendosur që të përmirësojë situatën që ka të bëjë më barazinë gjinore. Do të kujdesimi për përfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta. Administrata publike në Kosovë ka një mision shtesë shumë të rëndësishme për të cilën po punojmë fort e që është mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE. Kemi vendosur që Institutin Kosovar për Administrata Publike ta transferojmë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës e cila do të mbështes institucionet tona ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Reformat e domosdoshme kërkoj ndryshime dhe kjo ka sfida për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve. Vendi im ka traditë shume të gjatë të mbështetjes të një administratë publike. Administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një administrata publike të aftë”, tha ai.