Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, prek edhe sektorin e drejtësisë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai tha se prokurorët e gjyqtarët kosovarë janë bërë me pagat më të mira në rajon.
Tahiri ka thënë së pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Ai në konferencën e fundvitit, bashkë me kryesuesit e KGJK-së e KPK-së, ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e Gjyqësorit e Prokurorisë, që pritet të dërgohen së shpejti në Qeveri.
Ditë më parë, Qeveria Haradinaj mori vendim që t’i rrisë pagat për stafin e Qeverisë, përfshirë kryeministrin, të cilit iu rrit paga gati 100 për qind.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritja e pagave në qeveri ngrit edhe ato në sektorin e drejtësisë
-
Tahiri: Rritja e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, investim për një gjyqësor efikas
-
Miratohet projektligji për paga, Qeveria kthen pagat në drejtësi sikur para rritjes
-
Edhe ministri Tahiri shprehet kundër projektligjit për pagat
-
Kosova e di se ka shumë punë për të bërë në sistem të drejtësisë, thotë Tahiri