Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj si dhe nga homologu i tij, Behgjet Pacolli.
Ndërkaq, me rastin e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, sot do të organizohet Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.
Forumi i Bizneseve Slloveno-Kosovare, do të mbledh shumë biznese nga të dy vendet.
Në delegacionin e Sllovenisë të jenë me dhjetëra përfaqësues të ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshme duke filluar nga ndërtimtaria, prodhimtaria, infrastruktura, edukimi, IT dhe telekomunikimi dhe fusha të tjera të cilat do të jenë interesante për zgjerim të bashkëpunimit.
Ky forum është organizuar nga Oda Sllovene e Bizneseve, Klubi Slloven i Bizneseve, me përkrahje nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).Në Forumin ekonomik Kosovë-Slloveni, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec.
-
Pacolli takon homologët e tij në Forumin Ekonomik Botëror, kërkon të rrisin bashkëpunimin
-
Pacolli thotë se Lajçaku do të vijë në Kosovë në qershor, së shpejti hapet edhe një zyre në Sllovaki
-
Ministrja e Jashtme kroate viziton Kosovën
-
Sllovenia vazhdon mbështetjen ekonomike e euro-integruese për Kosovën
-
Sllovenia, partner i fuqishëm ekonomik i Kosovës