Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Brendshëm vlerëson punën dhe ankon zjarrfikësit

Prishtinë, 4 maj - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, që shënohet më 4 maj, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka vizituar sot Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Këtu ai u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj brigade.

Komandanti Latif Zeka i tha ministrit Gashi se është shumë e nevojshme të definohet qartë statusi i zjarrfikësve dhe për këtë shpreson të ketë mbështetjen e MPB-së. Ndërsa Gashi u shpreh se, përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit në Prishtinë, ata u janë përgjigjur me profesionalizëm të gjitha rasteve të paraqitura

Ministri shtoi se MPB është duke bërë përpjekje që brenda këtij viti të gjendet një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.

Me këtë rast ai falënderoi zjarrfikësit të cilët kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale. Po ashtu, ai vlerësoi ekipin për kërkim-shpëtim, për një punë profesionale, të cilët në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë kanë marrë pjesë aktivisht në kërkimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të aksidentuar ditë më parë.