Tri ditë përpara se mbyllja e shkollave në fshatrat: Abri, Gjergjicë dhe Godanc të shqyrtohet në Kuvendin Komunal, prindër të nxënësve janë takuar të hënën me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi.
Ata kanë kërkuar nga shefi i Arsimit anulimin e vendimit për mbylljen e këtyre shkollave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kurse, Bytyqi vendimin e autoriteteve arsimore të Drenasit e ka cilësuar të ngutshëm.
“MAShT-i nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, prandaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MAShT është joligjore”, tha ai. Sipas tij, përgjegjës kryesor për planifikim, punësim dhe menaxhim të shkollave janë komunat.
Ai në takim me prindër ka bërë të ditur se numri i të punësuarve në arsimin e Drenasit për vitin 2018 është 964, ndërsa 977 për vitin 2019... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas
-
Me gjyq do të kërkohet rihapja e shkollave të mbyllura në fshatrat e Drenasit
-
Prindërit do ta vazhdojnë protestën për mbylljen e shkollave në Drenas para Komunës
-
Prindërit e nxënësve në Drenas që ende s’e kanë filluar mësimin paralajmërojnë protesta të dhunshme
-
Drenasi reagon ndaj deklaratave të ministrit Bytyqi