Ka filluar protesta e prindërve të fshatrave Abri, Godancë dhe Gjurgjicë, pranë objektit të komunës së Drenasit.
Prindërit së bashku me fëmijët, janë duke kundërshtuar vendimin e komunës së Drenasit për mbylljen e shkollave, raporton KTV.
Ata kanë thënë se do vazhdojnë me protesta madje edhe të dhunshme. Ndërkaq zyrtarë nga komuna e Drenasit thonë se nuk do të ndryshojnë vendimin pasi që nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore.
Kujtojmë se ky vendim i Komunës së Drenasit ka bërë që 116 nxënës të mos fillojnë procesin mësimor tash e gati një muaj.
Bekim Dobra, zëdhënësi i Komunës së Drenasit, pati thënë se shkollat nuk po hapen për arsye të mungesës së mjeteve dhe numrit të vogël të nxënësve, siç ka thënë ai, duke pamundësuar punën.
Kundër vendimit për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit ishte deklaruar edhe vetë Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Ai pas një takimi që kishte pasur me banorët pati thënë se vendimi është i pabazuar dhe i gabueshëm.

-
Prindërit do ta vazhdojnë protestën për mbylljen e shkollave në Drenas para Komunës
-
Prindërit do ta vazhdojnë protestën për mbylljen e shkollave në Drenas para Komunës
-
Me gjyq do të kërkohet rihapja e shkollave të mbyllura në fshatrat e Drenasit
-
Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas
-
Prindërit dhe nxënësit e Abrisë së Drenasit e zhvendosin protestën para Qeverisë, duan rihapjen e shkollës