Prindërit e nxënësve në fshatrat Abri, Godanc dhe Gjurgjicë, të enjten, kanë protestuar para komunës së Drenasit.
Me thirrje të ndryshme, ata kanë protestuar së bashku me fëmijët, duke kundërshtuar vendimin e komunës për mbylljen e shkollave, ku rreth 120 nxënës ende nuk kanë nisur mësimet, raporton KTV.
Ata shprehen të indinjuar me vendimin e kryetarit, që të mbyllë paralele të disa shkollave, me arsyetimin se ka mungesë të nxënësve.
Ndërkaq, kryetari i kësaj komune, i cili edhe e ka dhënë këtë urdhër, ka thënë se nuk do ta ndryshojë vendimin sepse nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore.
Kundër vendimit për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit ishte deklaruar edhe vetë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ai, pas një takimi që kishte pasur me banorët, pati thënë se vendimi është i pabazuar dhe i gabueshëm.
-
Prindërit do ta vazhdojnë protestën për mbylljen e shkollave në Drenas para Komunës
-
Prindërit e nxënësve në Drenas që ende s’e kanë filluar mësimin paralajmërojnë protesta të dhunshme
-
Me gjyq do të kërkohet rihapja e shkollave të mbyllura në fshatrat e Drenasit
-
Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas
-
Prindërit dhe nxënësit e Abrisë së Drenasit e zhvendosin protestën para Qeverisë, duan rihapjen e shkollës