Shkollat e mbyllura në fshatrat Abri, Gjergjicë e Godancë të Drenasit nuk do të funksionalizohen.
Me shumicë prej 16 votash kundër, kështu është vendosur gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Drenas, raporton KTV.
Shfuqizimin e këtij vendimi të Drejtorisë së Arsimit në Drenas po e kërkon opozita, të cilët këtë vendim e kanë quajtur të kundërligjshëm dhe pro-analfabetizmit.
Për shfuqizimin e këtij vendimi, asamblistët kanë paralajmëruar se do t’u drejtohen gjykatave dhe prokurorisë.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Tafil Halilaj, ka thënë se me mbylljen e këtyre shkollave nuk është shkelur asnjë ligj dhe se nuk ka arsye për shkarkimin e tij, që u kërkua gjatë mbajtjes së seancës.
Sipas opozitës, mjetet për këto shkolla tashmë janë ndarë edhe për vitin 2019.
Edhe
Kuvendi i Drenasit lë në fuqi vendimin për mbylljen e tri shkollave
Largësia e shkollave përreth ka detyruar një numër nxënësish të mos e vijojnë mësimin fare.
Banorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në rifunksionalizimin e shkollave.
-
Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas
-
Prindërit do ta vazhdojnë protestën për mbylljen e shkollave në Drenas para Komunës
-
Prindërit e nxënësve në Drenas që ende s’e kanë filluar mësimin paralajmërojnë protesta të dhunshme
-
Ministri i Arsimit kundër mbylljes së 3 shkollave në Drenas