Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit dhe nxënësit e Abrisë së Drenasit e zhvendosin protestën para Qeverisë, duan rihapjen e shkollës

Ka 7 javë që fëmijët e paraleles së shkollës “Shote Galica”, nuk janë duke mbajtur procesin mësimor, pasi komuna e Drenasit mori vendimin për mbylljen e saj.

Prindërit nuk po i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollën tjetër me arsyetimin se është shumë larg, raporton KTV.

Në anën tjetër, Ligji për Arsimin fillor e bën të obligueshëm mësimin për filloristët. Por, prindërit thonë se nuk janë duke e shkelur Ligjin pasi po e mendojnë të mirën e fëmijëve të vet.

Protestuesit thanë se komuna nuk mund ta sigurojë transportin për të gjithë.

Sipas tyre, për shkak të rrezikut nga rruga dhe qenve të shumtë endacakë, fëmijët nuk i lejojnë të shkojnë në shkollë.

Meqë askush nga Qeveria nuk i priti, prindërit protestuan edhe para Ministrisë së Arsimit.

Aty i kishin marrë me vete edhe fëmijët.

Edhe 116 nxënës të “Shotë Galicës” në Drenas ende s’e vijojnë mësimin, prindërit paralajmërojnë protesta Arbëri 116 nxënës të “Shotë Galicës” në Drenas ende s’e vijojnë mësimin, prindërit paralajmërojnë protesta

Ministri i Arsimi Shyqiri Bytyqi pas takimit me prindër, tha se nuk ka mundësi të ndërhyjë në këtë çështje.

Nëpërmjet telefonit, drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halaliaj i ka thënë KTV-së se do të iniciojnë procedura ligjore ndaj prindërve që nuk po i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, duke bërë kështu shkelje ligjore.

Tafilaj mohon akuzat e prindërve duke thënë se edhe transporti për nxënësit është rregulluar.