Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

116 nxënës të “Shotë Galicës” në Drenas ende s’e vijojnë mësimin, prindërit paralajmërojnë protesta

Këta nxënës tash e një muaj nuk po mund të hyjnë në shkollë.

Një vendim i Komunës së Drenasit ka bërë që 116 nxënës të fshatit Abri, të mos fillojnë procesin mësimor tash e gati një muaj, raporton KTV.

Paralelja e shkollës “Shotë Galica”, po mbahet e mbyllur që nga 31 gushti i këtij viti.

Prindërit janë shprehur të shqetësuar për mosfunksionalizimin e paraleles, pasi siç thonë ata, fëmijët do të humbasin mësimin.

Prindërit e këtyre fëmijëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë vendim.

Edhe Prindërit dhe nxënësit e Abrisë së Drenasit e zhvendosin protestën para Qeverisë, duan rihapjen e shkollës Arbëri Prindërit dhe nxënësit e Abrisë së Drenasit e zhvendosin protestën para Qeverisë, duan rihapjen e shkollës

Ata kanë treguar se fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë në rrugën e gjatë me plotë rreziqe, për të zhvilluar mësimin në shkollën “Shotë Galica”.

Ky nuk është problemi i vetëm që i shqetëson këta prindër.

Mungesa e një trotuari, rruga e gjatë dhe e rrezikshme, si dhe qentë endacakë, janë arsye pse prindërit po shqetësohen.

Ata kanë thënë se nuk do të ndalen në asnjë formë deri në realizimin e kërkesave të tyre për funksionalizim të paraleles.

Ndërkaq, Bekim Dobra, zëdhënësi i Komunës së Drenasit, përmes telefonit i ka thënë KTV-së se takimi është paraparë të mbahet të hënën pasi që kryetari Lladrovci gjendet jashtë vendit, dhe se janë të informuar se prindërit, përveç takimit me kryetarin, kanë paralajmëruar protestë duke kërkuar funksionalizimin e disa shkollave.

Edhe 116 nxënës të shkollës “Shotë Galica” ende s’e vijojnë mësimin Arbëri 116 nxënës të shkollës “Shotë Galica” ende s’e vijojnë mësimin

Këto shkolla nuk po hapen për arsye të mungesës së mjeteve dhe numrit të vogël të nxënësve, siç ka thënë Dobra, duke pamundësuar punën.

Kundër vendimit për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit ishte deklaruar edhe vetë Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Ai pas një takimi që kishte pasur me banorët pati thënë se vendimi është i pabazuar dhe i gabueshëm.