Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi reagon ndaj deklaratave të ministrit Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot përfaqësuesit e prindërve nga komuna e Drenasit, të cilët janë ankuar në MASHT ndaj vendimit të Komunës së Drenasit për mbylljen e shkollave, me arsyetimin se nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.

Drejtoria Komunale e Arsimit, Komuna e Drenasit si dhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, thotë se e “mirëpret” reagimin e Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, ndaj një vendimi të “padëshirueshëm”, edhe për vet Komunën, pas takimit me prindërit e tri ish-paraleleve të ndara. Ata thonë se mirëpresin edhe shkresën e proklamuar zyrtare nga Ministria e Arsimit rreth kësaj problematike tejet të ndjeshme.

LEXO EDHE: Bytyqi: Vendimi për mbylljen e shkollave në Drenas është i gabuar

“I rikujtojmë ministrit Bytyqi, se bazë për përgatitjen e buxhetit komunal, janë qarkoret buxhetore të lëshuara nga ana e Ministrisë së Financave. Në rastin konkret, planifikimi i buxhetit për vitin 2018 është bërë duke u bazuar ne Qarkoren 2018/-2 për Komuna me numër 01-2470 e datës 01.08.2017. Ndërsa në Qarkoren Buxhetore, thuhet se parimet bazë për përgatitjen e buxhetit komunal 2018/2020, ndër të tjera është se nisur nga nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhim më efektiv dhe efikas si dhe transparent të financave publike, organizatave buxhetore nuk ju lejohet të rrisin koeficientet e pagave dhe të shtojnë numrin e punëtorëve përtej kufizimeve ne Ligjin e buxhetit”, thuhet në reagimin nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas.

Sipas tyre, në Ligjin e buxhetit sipas tabelës 4.1, sektori i arsimit ka të lejueshëm 964 vende të punës, duke llogaritur edhe stafin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

“Andaj Komuna e Drenasit në përpikëri ka zbatuar Qarkoren në fjalë dhe ka buxhetuar stafin prej 964 vende të punës se bashku me masën buxhetore ne nevojshme”, thuhet tutje.

Në reagim thuhet se puna e deritashme, por edhe në të ardhmen, është zotim i fuqishëm në të gjitha instancat lokale se të gjitha vendimet në komunë merren vetëm e vetëm në pajtim me ligjin.

Edhe Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas Arbëri Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas

“Ministri Bytyqi, duhet ta dijë se Qarkorja Buxhetore 2019/02 jep udhëzime Komunës për planifikim të buxhetit komunal për vitin 2019, kur bëhet fjalë për rritjen e 13 vendeve të punës të cilat i ka lejuar Komisioni i grandeve qeveritare për Komunën e Drenasit, pra Ministri Bytyqi ka proklamuar në parashikimin e buxhetit për vitin 2019, ndërsa ne jemi në limitet buxhetore të 2018-ës. I kujtojmë Ministrit Bytyqi dhe atyre që e këshillojnë për dhënien e deklaratave politike dhe jo për gjetje të zgjidhjes se buxhetet për vitin 2019-2021 nuk e kanë të miratuara asnjë Organizatë buxhetore komunale, deri me 30 shtator 2018”, thuhet ndër të tjerash.

Në fund thuhet se Ministri Bytyqi është i mirëseardhur në komunë të marrë përgjigjet kompetente nga Drejtoria, si dhe të shoh gjendjen reale në terren.