Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e Ambasadës shqiptare në Athinë, përfshirë edhe ambasadoren.
Një burim nga MPEJ i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo fortunë në Ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.
Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .
Top Channel mëson se sot MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj, si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gërvalla në Athinë, do të takohet me ministrin e jashtëm grek
-
Cakaj dorëzon detyrën, Rama thotë se ai kreu punën “në kushte të një ngërçi”
-
Meta dekreton shkarkimin e Ramës, dhe emërimin e Xhaçkës dhe të Peleshit ministra
-
Gent Cakaj jep dorëheqje, mohon se i bashkohet ndonjë partie në Kosovë
-
Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc