Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë Gent Cakaj ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se hapja e kësaj konsullate do të ndikojë në mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Bujanoc. Aty ku ende presim të marrim një përgjigje pozitive për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, për t'i shtrirë dorën e mbështetjes e për të forcuar lidhjen tonë me shqiptarët e gjithë Luginës”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Paralajmërohet hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Preshevë
-
Konsullata në Bujanoc, liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
-
Andoni: Kritikat për hapjen e konsullatës në Bujanoc nuk kanë arsye logjike
-
Cakaj i telefonon Pejçinoviqit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Disa qendra në Bujanoc në rivotim, e rëndësishme për mandatin e tretë për shqiptarët