Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar në Bujanoc me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sipas njoftimit të ministrisë, në fokus ishte diskutimi lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe shqyrtimi i mundësive për mbështetje të tyre.
Cakaj përmes një postimi në “facebook” ka bërë të ditur se po punohet për të përpiluar një plan të përbashkët veprimi, për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës.
“Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës”, ka shkruar Cakaj.
Ministri Cakaj ka qëndruar në vizitë treditore në Luginë të Preshevës.
-
Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc
-
Cakaj i telefonon Pejçinoviqit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Lugina e Preshevës kërkon angazhim diplomatik e shtetëror për t’i mbështetur
-
Cakaj thotë se Shqipëria do të financojë dy projekte në Luginë të Preshevës
-
Konsullata në Bujanoc, liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë