Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka fshehur faktin që kompanisë “Bechtel&Enka” me aneks-kontratën e nënshkruar më 5 shtator 2018 për autostradën “Prishtinë-Hani i Elezit” ia kishte zgjatur afatin e punimeve për 152 ditë nga data 31 dhjetor deri më 1 qershor të 2019.
Edhe pse ai dhe Ministria e tij disa herë kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se afati i punimeve është 31 dhjetori i 2018-s dhe se do të shikojnë mundësitë e vënies së penalltive për vonesa të punimeve, kjo mohohet në aneks-kontratë, shkruan sot Koha Ditore.
Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se në aneks-kontratën e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcaktohen detyrimet e Qeverisë për 53 milionët për autostradën “Prishtinë-Hani i Elezit”.
Në këtë aneks-kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjasë afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë “Bechtel& Enkas” për zbatimin e punëve për këtë autostradë.
Një gjë e tillë i sigurohet me nenin 9 të këtij aneksi, në të cilin ka pasur qasje edhe gazeta. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MI-ja e ka fshehur vazhdimin e afatit për “Bechtel&Enkan”
-
Zvarritet vlerësimi rreth vonesave në punimet e autostradës për në Shkup
-
MI-ja do t’ia japë Bechtel&Enka-s 53 milionë, e për vonesat e saj ia zgjat afatin 152 ditë - kjo e mohon
-
Prokurorisë i kanë mbetur pak ditë për të vendosur për rastin e 53 milionë eurove
-
Hetuesisë i kërkohet hetimi i milionave shtesë për “Bechtel&Enkan”