Ministria e Financave me Telekomin kanw nënshkruar marrëveshjen për transhin e parë të kredisë investive në vlerë prej 5 milionë euro, që parasheh mbulimin e fazës së parë të investimeve të planifikuara në infrastrukturën telekomunikuese.
MF-ja ka thënë përmes një komunikate se kjo marrëveshje mundëson që Telekomit t’i rikthehen investimet substanciale në sistem dhe rrjet, dhe varësisht nga zbatimi i marrëveshjes, Qeveria e Republikës së Kosovës mund t’i vë në dispozicion Telekomit edhe 15 milionë euro të tjera në vitin 2023, për të vazhduar me planin investiv që parashihet të jetë 20 milionë euro në tërësi.
Kjo është kredia e dytë që i ofrohet Telekomit të Kosovës, pas kredisë së dhënë në pjesë e parë të vitit 2022 për zbatimin e ristrukturimit dhe uljen e shpenzimeve operative.
Marrëveshja do të rezultojë me fillimin e investimeve në teknologji e në rritje të cilësisë së shërbimeve, duke rikthyer ndërmarrjen gradualisht drejt qëndrueshmërisë dhe profitabilitetit, njoftoi ministria.
-
Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15-milionëshe për Telekomin
-
Murati: Telekomi në trend rritës, por i duhen 10 milionë euro
-
Telekomi i Kosovës raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor
-
Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euroshe
-
Gabimi në shumën e borxhit i ngriu llogaritë e Telekomit për dy ditë