U nënshkrua marrëveshja për kredinë investive në Telekom prej 15 milionë eurosh, mes Ministrisë së Financave dhe ndërmarrjes.
Marrëveshja, siç ishte thënë edhe më herët nga Qeveria, synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët.
“Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, njoftoi ministria të enjten pas nënshkrimit.
Në qershor të vitit të kaluar Telekomit iu ndanë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, Qeveria ia aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro.
-
MF-ja dhe Telekomi nënshkruajnë marrëveshje për kredi investive prej 5 milionë eurosh
-
Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euroshe
-
Murati: Telekomi në trend rritës, por i duhen 10 milionë euro
-
Telekomi i Kosovës raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor
-
Gabimi në shumën e borxhit i ngriu llogaritë e Telekomit për dy ditë