Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euroshe

Qeveria ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë shtesë.

Qeveria në mbledhjen e së enjtes ka shtyrë disa projektligje të cilat ishin të planifikuara për këtë vit, për shkak të numrit të madh të tyre. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, ai për planifikim hapësinor, për harmonizim të ligjeve të veçanta me Ligjin për inspektimet dhe ai për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për leje dhe licenca, janë projektligjet që u shtynë për vitin e ardhshëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencë pas mbledhjes ka thënë se Telekomi do t’i shfrytëzojë mjetet për investime në rrjetin mobil dhe fiks.

Në mbledhje janë miratuar edhe propozim-vendimi për aprovimin e ndarjes buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë; kërkesa e MMPHI-së për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje; kërkesën e MF-së për Lirim Zero nga Tatimi Doganor; atë për Normën e Tatimit të Akcizës.

Është miratuar edhe propozim-vendimi për t’i propozuar Kuvendit aprovimin e Draft-statutit të Universitetit Publik në Prishtinë.

Edhe Murati: Telekomi në trend rritës, por i duhen 10 milionë euro Arbëri Murati: Telekomi në trend rritës, por i duhen 10 milionë euro

Drafti i Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, Drafti i Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027, Drafti i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022 dhe Drafti i Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal, po ashtu u miratuan.

Kabineti e aprovoi edhe propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ndërkohë, ka miratuar edhe propozim-vendimet për themelimin e ndërmarrjeve publike lokale “Dardana Sh. A. Kamenicë” dhe “Eko-Llapi Sh.A. Podujevë”, si dhe “Eko-?Theranda Sh. A.”