Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI) sot zhvilloi takim elektoral në Berat, ku ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh optimist për fitoren LSI-së, pasi sipas tij është partia e rinisë së Shqipërisë.
“Ne do të marrim pesë deputetë në Berat, ndërsa Tomit dhe Xherrit do ju lëmë nga një deputet, sa për shenjë”, tha Meta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-kreu i LSI-se ftoi të gjithë socialistët që në 4 vjet u injoruan dhe u poshtëruan nga Rilindja, të votojnë LSI-në, sepse kështu votojnë për bashkimin e së majtës.
“Kreu i Rilindjes, në katër vjet jo vetëm nuk u kujdes për Shqipërinë, por u ktheu kurrizin socialistëve sapo mori votat dhe u vu në shërbim të 5-6 oligarkëve”, tha ai.
Ilir Meta u shpreh optimist se populli i Beratit do të votojë të dielën alternativën e LSI-së për hapjen e 170 mijë vendeve të reja pune.