Vetëm pak ditë nga betimi i tij si president i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, largohet përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Mësohet se mbrëmjen e sotme, ish-kreu i LSI-së Meta ka vizituar për herë të fundit selinë e partisë të cilën ai themeloi në vitin 2004.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për mediat se ish-themeluesit dhe ish-kryetari Ilir Meta, e ka dorëzuar teserën e LSI-së, për të paktën 5 vitet e ardhshme, kohë në të cilën do të mbajë postin e presidentit, transmeton Mapo.
Po ashtu, bëhet e ditur se Meta ka takuar të gjithë të pranishmit në seli, duke u uruar atyre suksese në nismën që kanë nisur.
Ashtu siç edhe ishte përcaktuar, Meta hoqi dorë nga LSI-ja, pasi ditën e hënë do të bëhet si president i Shqipërisë.
-
Personalitetet e vitit 2022: Ilir Meta – Ish-presidenti me merak
-
Presidenti Meta nuk do të japë dorëheqjen ashtu siç premtoi
-
Meta jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LSI, i përkushtuar të gjejë zgjidhje me opozitën
-
Ilir Meta i kthehet partisë, ia ndryshon emrin LSI-së
-
Shqipëria sot pritet të bëhet me president të ri