Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte sot në Presidencën e Shqipërisë, për të paraqitur letrat kredenciale.
Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook nënvizoi edhe një herë se SHBA mbetet një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
"I kënaqur të prisja dhe të pranoja letrat kredenciale të ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane"
Ambasadorja e re e SHBA-së mbërriti në Tiranë më 22 janar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Edhe
Mesazhi i parë i ambasadores së re të SHBA: Jemi me ju krah për krah
Një ditë më pas përmes postimi në facebook shprehu angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision.
"Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam i gatshme ti përvishem punës." /Ora News.tv/