Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit e ftoi atë të mos përdorte më terma që ngrenë tensionin para zgjedhjeve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë interes përtej një procesi të rregullt ku zëri dhe vota e njerëzve të dëgjohet dhe numërohet. Roli i marrë nga ambasada amerikane tregon dobësinë e institucioneve tona. Përplasja me ambasadën e SHBA-së nuk është e re në 30 vjet, por qëndrimi ka qenë konstant, një vend që e futi Shqipërinë me zor në NATO dhe tani po e shtyn drejt BE-së”, ka thënë Meta para mediave në Shqipëri.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, reagoi ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili përmendi sërish sfurqet në një intervistë televizive.
“Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre”, ka shkruar ambasadorja Kim.
-
Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Nuk angazhohemi me askënd që është shpallur non grata
-
Kim: Amerikanët e shqiptarët, të bashkuar
-
Ambasadorja e SHBA-së, Kim: S’ka BE për Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe atë në drejtësi
-
Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë fjalës së Francës
-
Zelensky zëvendëson ambasadoren e tij në SHBA