Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do ta zëvendësojë ambasadoren e Ukrainës në SHBA, e cila ishte kritikuar ashpër nga republikanët, si pjesë e një riorganizimi diplomatik të ndërmarrë për të forcuar lidhjet me administratën Trump.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka thënë se Oksana Markarova do të tërhiqet nga Washingtoni pas katër vjetësh në detyrë. Ai e përshkroi atë si “shumë efikase, karizmatike dhe një prej ambasadoreve më të suksesshme”.
Ai ka shtuar se disa ambasadorë të tjerë po ashtu do të lëvizen teksa ka theksuar se “çdo diplomat ka një cikël rotacioni”, raportoi Guardian.
Riorganizimi diplomatik vjen në një moment kritik të luftës. Trupat ruse kanë sulmuar përgjatë një vije të gjatë fronti në javët e fundit duke avancuar tutje.
Markarova është akuzuar se ka mbështetur demokratët dhe kandidaten e tyre, Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale.
Në shkurt ajo ishte bërë virale kur kishte kapur me duar kokën gjatë takimit të sikletshëm të Zelenskyt me Trumpin.
-
Ambasadorja e emëruar nga Trumpi në Ukrainë jep dorëheqjen pas më pak së një viti në detyrë
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Mbyllen takimet Ukrainë-SHBA-Rusi, Zelensky i quan konstruktive
-
Zelensky: Ukraina mban komunikim të përditshëm me SHBA-në
-
Ukraina kërkon takim Trump–Zelensky në SHBA këtë javë