Ish kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore në Fier, tha se nuk ishte zgjedhur me rastësi Fieri, për të mbyllur këtë fushatë elektorale, pasi është kryeqendra e socialistëve dhe e progresistëve.
“Jo rastësisht mitingun e fundit e zgjodhëm ta bëjmë në Fier, pasi është kryeqendra e socialistëve dhe e progresistëve. Me dhjetëra mitingje kam qenë këtu, por asnjëherë ky shesh nuk ka qenë kaq i madh, kaq i bukur dhe me kaq shumë të rinj e të reja, kaq i kuq dhe me kaq shumë shpresë”, tha Meta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mavia e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve. Mavia dje i bëri thirrje PD-së për ta ndihmuar. Mavia i thotë PD-së na shpëto nga ky uragan mbarëpopullor”, u shpreh Meta.
Meta tha se Partia Socialiste i ka shpallur luftë shtresës së mesme.
“Ata kanë shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm me taksat që rritën. Kanë cenuar standardin e jetesës për mira njerëz. Mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme në të gjithë Shqipërinë. Ata i duan të gjithë shqiptarët e varfër”, tha Meta, ndërsa në fund të fjalës së tij, ai i bëri thirrje për pjesëmarrje në votime.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se Fieri mund të bëhet me drejtimin e ri kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë./KP