Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka quajtur trishtim të madh djegien e bjeshkëve të Prevallës të dielën.
Përmes një videoje të publikuar nga ky vend, ku shihet se po qëndron Meta, ai ka thënë se kërkohet reagim i shpejtë për shuarjen e zjarrit përpara se ai t’u afrohet banesave.
“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t'u afrohet banesave”, thënë ai.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë për të koordinuar veprimet për shuarje të zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka thënë se policia i është vënë në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente për ta shuar zjarrin. Aksionit i janë bashkuar edhe disa vullnetarë.
-
Ende nuk janë shuar zjarret në Prevallë, pritet intervenim nga ajri
-
Franca, Spanja dhe Italia në luftë me zjarret, priten sërish ngritje temperaturash
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
-
Situata alarmante me zjarre në Shqipëri, bëhet thirrje urgjente për evakuim