Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Merkel: Fola me Trumpin për Kosovën, duhet ruajtur integriteti territorial

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se ajo ka biseduar për Kosovën me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas saj, zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës.

“Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel, raporton KTV.

Ajo ka thënë se hapja e bisedimeve të reja për territore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shërbejë si shembull që të ketë të tilla diskutime edhe në shtetet e tjera të rajonit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që negociatat në një vend të mos çojnë në negociata në një vend tjetër”, tha ajo.

Komentet Merkeli i ka bërë në Berlin pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Kryeministri kroat ka thënë se Kroacia përkrah zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe çdo lloj prekje e kufijsh do të hapte Kutinë e Pandorës.