Kur presidenti i mëparshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i nxori kufijtë e vendit në pazar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ishte kancelarja gjermane, Angela Merkel, ajo që doli e para në mbrojtje të tyre. Gjermania e saj e quajti punë të rrezikshme kërkimin e zgjidhjes në hartën e kufijve.
E nëpërmjet Procesit të Berlinit, të iniciuar më 2014, tentoi që Kosovën ta bënte palë të barabartë me të gjitha vendet e tjera të rajonit në rrafshin e bashkëpunimit ekonomik – si një shmangie apo paralelizëm me forumin ku ajo përfaqësohej formalisht nga UNMIK-u.
Megjithëkëtë, ajo u sfidua prej iniciativës së vendeve të hidhëruara me Bashkimin Evropian – Shqipëria e Serbia. Përfundimi i epokës më se 16-vjeçare të “nënës së Gjermanisë” e lë Kosovën jetim. Në aspektin se e zhyt atë në paqartësi se cila do të jetë qasja e Qeverisë së re kundruall saj. Tani ka kthyer sytë nga pasuesi i saj, Olaf Scholz. E bazuar nga marrëveshja e koalicionit që ai dhe subjektet bashkëqeverisëse tashmë kanë arritur, Kosova sërish do të jetë në agjendën e Gjermanisë.
-
“Nëna” e Gjermanisë për Kosovën
- Politika e kancelares Merkel ndaj Ballkanit ka një emër: pasivitet ndaj Kosovës, përkëdhelje ndaj Serbisë
- Fajin e kanë të tjerët: apologjia e pabesueshme e Angela Merkelit
-
Merkeli mbron lidhjet me Rusinë dhe bllokimin e Ukrainës në NATO
-
Scholz kërkon dinamizim të dialogut, Kurti flet për rreziqet që i kanosen rajonit