Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative, pasi të mërkurën është paralajmëruar për 4 orë të bllokohet qarkullimi rrugor në fshatin Kastrat në Kurshumli në Serbi.
MPJD-ja po ashtu ka paralajmëruar se është paralajmëruar bllokim të qarkullimit edhe më 27 dhjetor dhe më 3 janar.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se nesër, më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë. Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të ketë edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00. Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, ka njoftuar MPJD.
Mërgimtarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin rrugën kah Kastrati i Kurshumlisë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë thirrje që mërgimtarët dhe qytetarët që do të shfrytëzojnë rrugën kah Serbia të mërkurën (24 dhjetor) të gjejnë një rrugë tjetër për shkak të një proteste të paralajmëruar në fshatin Kastrat të Kurshumlisë.

Protesta pritet të nisë nga ora 11:50 deri në orën 15:50.
“Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50. Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë”, thuhet në njoftim. “Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni📞 në numrat e QKMK-së +38345198000, +38345198606 dhe 080050095”.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, aktualisht nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.