Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehmeti: Stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Ai tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.

Vetëm në janar të këtij viti, Mehmeti tha se shkalla e inflacionit ishte 7.1 për qind, por stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm.

Këto komente Mehmeti i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere./KSP