Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me 26 vjet burgim, nga Gjykata Speciale.
Në konferencën tradicionale të fundvitit, Mehaj ka thënë se Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popoullin dhe truallin e saj.
“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me dënim unik prej 26 vjetsh burgim. /ksp
-
Ministri Aliu: Dënimi i Mustafës i pamerituar
-
Aliaj për procesin në Speciale: Më tepër aludon në proces politik sesa gjyqësor
-
Liderë shtetërorë e politikë thonë se e vërteta e luftës në Kosovë është ndryshe nga vendimi
-
Konjufca: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, do të jetë dëm i madh për shtetin
-
Vdiq babai i Salih Mustafës, OVL-UÇK kritikon Specialen që s’ia lejoi vizitën