Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulmit të së martës në Poloni, ku dy qytetarë kanë vdekur pasi një fshat është goditur nga raketa ruse.
Mehaj ka thënë se lajmet për sulmin në Poloni janë shqetësuese.
“Lajmet e fundit për sulmin raketor rus ndaj Polonisë janë vërtetë shqetësuese. Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë. Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata. Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë!” – ka shkruar Mehaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania synon përforcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë
-
Alarmohen shtetet baltike dhe nordike pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni
-
Zyrtarët polakë dënojnë shpërthimin e dronit rus në territorin e tyre
-
Moska s'jep shpjegim pa pasur “dëshmi të forta” se raketa në Poloni ishte ruse
-
Polonia e shqetësuar me situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për ulje të tensioneve