Moska nuk do ta japë një shpjegim për raketën në hapësirën e Polonisë deri sa të ofrohen prova të forta se ishte ruse, ka thënë Andrei Ordash, i ngarkuari me punë i Rusisë në Poloni.
“Deri sa të ofrohen dëshmi të forta, ne nuk do të japim asnjë shpjegim, sepse këto akuza janë të pabaza”, ka thënë ai, raportoi Guardian.
Ai ka përmendur një incident që ndodhi në nëntor 2022, kur një raketë vrau dy njerëz në një fshat kufitar.
“Edhe atëherë, ata tentuan ta fajësojnë Rusinë për incidentin. Më vonë doli se ishte raketë e gjuajtur nga ushtria ukrainase”, ka shtuar Ordash.
Artikuj të ngjashëm
-
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
-
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës
-
Polonia mbyll edhe konsullatën e fundit ruse që vepron në vend
-
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se s’kishe cak asnjë objektiv në Poloni
-
Rusia mohon se dronët e saj kanë shkelur hapësirën ajrore polake