Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.
MPJ e Polonisë ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për përmbajtje.
“Qëllimi i pranisë së forcave ndërkombëtare në Kosovë është të garantojnë sigurinë e të gjithë banorëve të rajonit. Shprehim solidaritetin tonë me ushtarët e plagosur të KFOR-it gjatë detyrës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës. Ne u bëjmë të ndalohet dhuna, të shtensionohet situata, dhe të kthehen në dialog nën patronazhin e BE-së. Po ashtu të zbatohet marrëveshja për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në reagim të MPJ-së së Polonisë.
-
Franca u kërkon “palëve” në veri ulje të tensioneve
-
NATO: Situata e sigurisë në Kosovë s'është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim
-
NATO-ja dërgon trupa shtesë në veri
-
MPJ-ja e Zvicrës kërkon që përgjegjësit e sulmeve në veri të sillen para drejtësisë
-
KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e Policisë rreth ndërtesave komunale në veri