Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka renditur disa arsye pse NATO-s i duhet Kosova si anëtare e saj.
Mehaj ka thënë se Kosova si vlerë e shtuar, i duhet NATO-s për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në botë.
Ai tha se Kosova është e gatshme edhe sot si partner e anëtar i NATO-s kudo që vlerësohet se mund të kontribuojë. Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës është e ndërveprueshme me NATO-n dhe e vetëdijshme se procesi i anëtarësimit në këtë organizatë kërkon kohë dhe durim.
Por, Mehaj shton se momentumi i tashëm në mjedisin e ri të sigurisë, kërkon tani kontributin e Kosovës në NATO. Gjithashtu, kërkon anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mehaj: NATO i duhet Kosovës, Kosova i duhet NATO-s
-
Hoxhaj: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO
-
Mehaj: Anëtarësimi në NATO do ta përmbyllte përgjithmonë problemin me Serbinë
-
Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s
-
Mehaj u bën thirrje grave të reja të bëhen pjesë e ushtrisë