Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe ato të shtabit të të gjitha niveleve të FSK-së ka filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 2023”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së për t’i përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në histori “Defender-Europe 2023”, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
“’Defender-Europe 2023’ do të jetë sprova jonë që do ta realizojmë me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmojmë fuqishëm se jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global”, ka shkruar ai në Facebook.
Objektiv kryesor për vitin 2022/23, ka shtuar Mehaj, është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“Vazhdojmë fuqishëm drejtë sukseseve të reja! Së bashku më të fortë me forcat aleate amerikane dhe gjithë aleatët tjerë!”, ka thënë ai.
-
Sot ceremonia e hapjes së “Defender Europe’23”
-
Çka është “Defender Europe 2023”, stërvitja e NATO-s ku merr pjesë edhe Kosova
-
Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit fushor “Defender Europe 23”
-
Nga 17 deri 29 maj, stërvitjet “Defender Europe 21” realizohen në Kosovë
-
Stërvitja shumëkombëshe e afron Kosovën me NATO-n, thonë ekspertët